SHENDETI
Pse panxhari i fermentuar është produkti më i mirë, të cilin ju mund ta konsumoni çdo ditë?

Shtimi i panxharit në dietën tuaj mund të bëj mrekullira për shëndetin. Panxhari ofron vlera ushqyese të rëndësishme të cilat vetëm një pjesë e vogël e perimeve mund ti mbartin ato. 

Është për tu marrë në konsideratë fakti  se panxhari është përgjegjësi kryesor i shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë për Rusët.  Kjo perime unike përmban betalaine dhe polifenole, anti-oksidantë të cilët mbrojnë zemrën nga sëmundje të ndryshme, defektet e lindjes dhe kanceri. Për më tepër, panxhari është një burim i mirë i betainës e cila ka aftësinë për të stimuluar funksionin e qelizave të mëlçisë, duke ndihmuar trupin për të eliminuar efektivisht toksinat. Ju mund të merrni edhe më shumë përfitime të pabesueshme nga ky ushqim i fermentuar. 

Përfitimet shëndetësore të ushqimeve të fermentuara

Vlen të përmendim se  jo të gjitha ushqimet e fermentuara kanë të njëjtat vlera ushqyese. Ushqimet e fermentuara (turshitë) duhet të përgatiten në mënyrë natyrale për të marrë sa më shumë përfitime prej tyre. 

Çdo perime mund të fermentohet dhe të japë sasi të larta të probiotikëve. Zakonisht japin  probiotikë të llojit Lactobacilli, bakteri i cili krijon acidin citrik. Ky acid ka aftësinë për të mbrojtur ushqimin e fermentuar nga bakteret patogjene. Përveç krijimit të shtesave  probiotike të natyrshme, fermentimi mund të shtojë edhe përfitime të tjera të ushqyesve. Përveç kësaj, perimet lakto- të fermentuara ofrojnë më shumë përfitime për shkak se lëndët  ushqyese janë para-tretur dhe asimilohen më lehtë.

Ushqimet e fermentuara kanë një përmbajtje të lartë të baktereve të dobishme që kanë aftësinë për të pastruar trupin nga  metalet e  rënda dhe toksinat. Shumë studime kanë treguan se ushqimet e pasura me probiotikë janë të lidhura me përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit.

Tek dyqanet Neranxi do të gjeni panxhar të fermentuar në vazo 700gr.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta