RECETA
Sallatë Greke me Panxhar dhe Arra

Ushqimet e fermentuara kanë një përmbajtje të lartë të baktereve të dobishme që kanë aftësinë për të pastruar trupin nga  metalet e  rënda dhe toksinat.

Më poshtë po ju japim një recetë të shëndetshme se si ta përdorni panxharin turshi duke e kombinuar me përbërës të tjerë të dobishëm.

Përbërësit për 4 persona:

4 filxhanë me sallatë jeshile të larë dhe copëtuar

1 filxhan me spinaq të larë dhe të copëtuar

400 gr panxhar të fermentuar të prerë në feta

1?4 filxhan arra të copëtuar

1?2 filxhan djath feta

1?2 uthull balsamike

2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përgatitja:

Vendosni sallatën jeshile dhe spinaqin në një tas të gjerë, shtoni panxharin.Shtoni arrat dhe djathin feta.

Në fund shtoni uthullën balsamike dhe vaji e ullirit.

I përzjeni lehtësisht dhe ju bëftë mirë! 

Tek dyqanet Neranxi do të gjeni panxhar të fermentuar në vazo 700gr dhe përbërësit e tjerë.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta