RECETA
Sallatë Marokene me kinoa, portokall, mente dhe kajsi

Ka vetëm 172 kalori në 1/4 e një filxhani me Kinoa të tharë. Kinoa, është pa gluten. Miliona njerëz kanë zbuluar se ndihen më mirë dhe kanë humbur peshë. Kajsitë e thata janë të pasura me Vitaminë A me sasinë më të lartë të gjithë frutave të thata, gjithashtu me vitamina B,C,PP. Kajsia ndikon në prodhimin e rruazave të kuqe e të bardha, vepron kundër anemisë.


Përbërësit: 

1 filxhan kinoa

70g gjalpë Gioia

1-2 lugë gjelle Ras-el-Hanout

1 lugë çaji fara kumini

1/2 filxhan kajsi të thata

4 thelbinj hudhër

30g  limon, i copëtuar imët

1 grusht të vogël  mente

1 grusht të vogël rukola

Kripë  dhe piper

1 portokalle

1/2 filxhan bajame të copëtuara

Përgatitja:

Pasi të keni zierë për rreth 7 minuta kunoan me gjysmën e limonit dhe pak kripë, lëreni të ftohet. Në një tigan  hidhni gjalpin, Ras el Hanout, farat e kuminit, kajsitë e thata, thelbinjtë e hudhrës, gjethe mente dhe  pjesën e limonit të mbetur. Gatuajeni  në zjarr të ulët për rreth 10-15 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lëreni menjanë. Hidheni kinoan në një tas sallate dhe mbulojeni me kremin e gjalpit të përzier me erëzat sipër, shtoni rukolën, menten, dhe pak spec djegës nëse ju pëlqen, marinojeni me lëngun e gjysmës së portokallit, pasi të jeni gati për ta shërbyer përzjejeni sallatën, hidhini kripë dhe piper, fetat e gjysmës së mbetur të portokallit, dhe bajamet e copëtuara. 

Përbërësit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta