RECETA
Supë verore Romanesco me granola Za’atar

Falini vetes shansin e të mbajturit një trup dhe mëndje të shëndoshë duke ju drejtuar ushqimeve  që të falin energji. Kjo recetë që ju paraqesim më poshtë është marrë nga një vënd turistik në Kosta Rika, supa romanesco është pa gluten dhe laktozë, por ajo është kremoze falë patates e cila është sekreti i natyrshëm i trashjes së supave, në fund mos harroni të shtoni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit, përfundimisht ato janë gjallëria dhe ngrohtësia e supës.

Përbërësit:

Për granolën:

1 filxhan tërshërë

½ filxhan arra

½ filxhan fara kungulli

½ filxhan fara  lulediellit 

¼ filxhan fara susami

1 lugë çaji kripë Hawaiane

1 lugë çaji Za’atar

¼ filxhan vaj ulliri

1 lugë gjelle shurup agave 

Për supën:

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë të verdhë, të  copëtuar 

1 thelb hudhër të copëtuar

1 kokërr  patate, e qeruar dhe e prerë në kubik

1 kokërr  të madhe lulelakër Romanesco e copëtuar 

4 gota lëng  perimesh

1 grusht të vogël majdanozi  të freskët, të copëtuar

Kripë dhe piper i zi

½ limon

Përgatitja: 

Ngrohni furrën në 350°C,  hidhini  arrat, farat e lulediellit, farat e kungujve, farat e susamit, kripën dhe za’atarin me vaj dhe shurup agave në një tas të mesëm. Përziejini mirë përbërësit dhe vendoseni masën në një letër pjekje dhe piqeni,  duke e përzierë herë pas here, deri sa të marrë ngjyrë të  artë, rreth 25-30 minuta. Lereni  të ftohet. Në një tenxhere të madhe në zjarr të mesme shtoni vajin e ullirit. Kur vaji të jetë  nxehur, shtoni qepët. Skuqini deri  sa qepët  të jenë  zbutur, rreth 5-7 minuta.  Shtoni  hudhrën  dhe skuqeni për një minutë më shumë. Shtoni pataten, lakrën Romanesco dhe lëngun e perimeve, vendoseni në zierje në zjarr të lartë, nga fundi vendoseni në zjarr më të ulët dhe lereni të  ziejë  për rreth 20 minuta ose derisa perimet të jenë zbutur. Hiqeni nga zjarri  dhe shtoni majdanozin. Transferoni masën në një blender dhe bëjeni pure deri sa të bëhet një masë homogjene. Hidhni  lëng limoni dhe marinojeni  me kripë dhe piper.

Zbukurojeni me granola za’atar  vetëm para se ta shërbeni atë.

Përbërësit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta