RECETA
Tortë me karrotë dhe fara kungulli

Jo vetëm e bukur për syrin por shumë e shëndetshme falë përbërësve me të cilët është përgatitur. E mbushur me vlera ushqyese dhe probiotikë, e bënë  një ëmbëlsirë të pëlqyer edhe nga veganët.

Përbërësit: Për biskotën:

1 filxhan me fara  kungulli të pjekura (ose mund të përdorni arra, fara luledielli, arrë brazili, arrë pekan, bajame, lajthi etj…) 

2 hurma të mëdha izraeli

1 lugë gjelle  nektar agave

1 lugë gjelle  gjalp  kakao

Për mbushje:

1 e ½ gota  karrota të ziera në avull 

(të ftohura në temperaturë dhome).

½  filxhan kos soje  

4 lugë gjelle  nektar agave

3 lugë gjelle  gjalp kakao

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

? lugë çaji kripë

Për dekor:  Pak kos për zbukurim, disa fara kungulli, pika çokollate.

Përgatitja: Miksoni në blender të gjithë përbërësit për biskotën deri sa të marrë formën e një mase të thërrmuar. Transferojeni në forma me letër kuzhine, shtypeni në fund dhe vendoseni në frigorifer. Ndërkohë përgatisni shtresën e dytë, mbushjen. Përzieni të gjithë përbërësit për mbushjen në një mikser deri sa të fitoni një masë homogjene. Hidheni mbi biskotë, ndajeni në mënyrë të barabartë për dy forma, mbi krem hidhni në siperfaqe disa pika kos, me një lugë kafeje përhapeni dhe pak duke i dhënë një formë dekoruese. Vendoseni në ngrirje për rreth 5-6 orë ose një natë të plotë. Kur të jeni gati për ta shërbyer dekorojeni me farat e kungullit apo sipas dëshirës suaj.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta