RECETA
Ëmbëlsirë me Fistikë

Në temën e fistikëve, disa kohë më parë, një zonjë e bukur e quajtur Christine, tha se emri kinez (kantonez) për fistikët ishte “Hoi Sum Guo” i cili përkthehet si “Arrori i  Gëzuar “ sepse të gjithë janë duke qeshur kur e konsumojnë atë. A nuk është e vërtetë? :) Fistikët kanë një ngjyrë kaq të gjallë dhe një pamje të bukur, dhe nga ana e tjetër mund të themi pa frikë se janë një nga frutat e thata të cilat zbukurojnë shumë receta. Përveç kësaj  fistikët janë të shijshëm dhe të shëndetshëm, gjë që ndihmon shumë për nje organizëm pa sëmundje. 

Përbërësit:

Për biskotën:

½ filxhanë fistikë 

2-3 hurma Izraeli

½ lugë gjelle shurup panje

½ lugë gjelle  vaj kokosi

Për mbushje:

½ filxhan fistikë të para njomura më parë 

3 lugë gjelle shurup panje

2 lugë gjelle vaj kokosi

2 lugë gjelle qumësht bajame

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

një majë luge kripë himalaje

¼ filxhan fistikë të grimcuar

Dekori sipas dëshirës:

Fistikë të copëtuar, petale trëndafili, lule të ngrënshme etj.

Përgatitja: 

Miksoni në blender të gjithë përbërësit për biskotën. Masën hidheni në një tepsi me letër furre ose forma ( 3x5.5) dhe shtypeni në fund. Vendoseni në ngrirje në mënyrë që të punohet me shtresën tjetër. Sigurohuni që të gjithë përbërësit për mbushjen të jenë në temperaturën e dhomës. Miksojini të gjitha përveç ¼ filxhan fistik, në blender deri sa të bëhet një masë homogjene, shtoni fistikët e grimcuar, transferojeni masën në biskotën e përgatitur më parë, vendoseni në ngrirje për rreth 5-6 orë ose një natë të plotë. Kur ta shërbeni zbukurojeni me fistikë, petale lulesh ose sipas dëshirës.

Përbërësit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta