RECETA
Fileto Levreku me salcë soje, ratatoul me salcë speci dhe vaj susami nga Chef Eri Muhaj

Receta nga shefat e Kuzhinës tek Instituti Kulinar Neranxi

Përbërësit:

Marinimi:

Fileto levreku 180 gr

Salce Soje Kikkoman 30 ml

Piper i zi

Vaj ulliri 20 ml

Vaj susami 10 ml

Lëkura e një kokërr lime

Hudhër 1 thelpi

Të gjithë përbërësit  i vendosim në një enë të thellë, shtojmë dhe levrekun dhe e lëmë të marinohet për 20 minuta. 


Pure Karrotash:

300 gr karrota të pastruara 

100 gr lëng portokalli

50 gr vaj ulliri

Kripë, piper dhe pak rozmarinë për ta aromatizuar.

Në një tenxhere të vogël i thedhim të gjithë përbërësit dhe i vendosim në temperaturë të ulët për 25 minuta,  më pas e kalojm ë  n ë  mikser dhe pureja është gati.


Për ratatulin  me midhje:

Marrim, spec të kuq, karrotë, qepë, hurdhër, patëllxhan vetëm pjesën e brendshme pa lëkurë, selino, domate, erëza të freskëta i presim ne kubikë dhe për secilën marrim nga 10 gr. Në një tigan  të nxehur fort fillojmë të kaurdisim me vaj susami, qepën dhe hurdhrën si fillim dhe më pas shtojmë midhjet. I shuajmë me verë të bardhë  dhe shtojmë me  radhë perimet e tjera nga me të fortat tek më të butat dhe në fund domatet dhe erëzat e freskëta.

Shtojmë kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Pasi ka kaluar 20 minuta në marinim fileto e levrekut, nxehim një tigan dhe vendosim fileton e levrekut nga ana e lëkurës derisa të thekërohet mirë, më pas e kthejmë dhe mairinimin që kishim e hedhim të tigani për të pjekur peshkun, e mbulojmë me kapak dhe në temperaturë të ulët e lëmë të marrë një valë për 10 minuta dhe fileto është gati. Pasi kemi të gjitha garniturat gati, montojmë pjatën sipas dëshirës dhe e shërbejmë.

Përbërësit për marinimin e levrekut i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta