SHENDETI
Frutat e Thata dhe Testosteronet


Testosteroni është hormoni primar seksual mashkullor dhe një steroid anabolik. Tek  meshkujt, testosteroni luan një rol kyç në zhvillimin e indeve riprodhuese mashkullore si tek testet (organi mashkullor i prodhimit të spermatozoideve) dhe prostata, si dhe promovimin e karakteristikave seksuale sekondare, si rritja e muskujve dhe kockave, si dhe rritja e qimeve të trupit. Përveç kësaj, testosteroni lidhet me shëndetin e mirë dhe mirëqenien dhe parandalimin e osteoporozës. Nivelet e pamjaftueshme të testosteronit tek meshkujt mund të çojnë në anomali, duke përfshirë dobësinë dhe dëmtimin  e kockave. Ai e ushtron veprimtarinë e tij nëpërmjet lidhjes dhe aktivizimit të receptorit të androgjenit. Tek  njerëzit  testosteroni sekretohet kryesisht nga testikujt  meshkullor, dhe në një masë më të vogël, nga vezoret e femrave.  Përveç rolit të tij si hormon natyror, testosteroni përdoret si ilaç, për shembull në trajtimin e niveleve të ulëta të testosteronit tek meshkujt dhe kancerin e gjirit tek femrat. Meqenëse nivelet e testosteronit zvogëlohen me moshën e meshkujve, testosteroni ndonjëherë përdoret tek meshkujt e moshuar për ta luftuar këtë mangësi. 


Gjithçka rreth frutave të thata dhe niveleve të Testosteronit

Në jetën e përditshme frutat e thata janë konsideruar mjaft të shëndetshme. Disa studime kanë treguar një rritje të lartë të përdorimit të frutave të thata, pasi ato janë cilësuar si reduktuese të sëmundjeve kardiovaskulare, si përmirësuese të funksionimit  të trurit dhe reduktuese të stresit oksidativ.  Shumë fruta të thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë disa aminoacide të dobishme (si arginina që sjell përfitime të mira shëndetësore kardiovaskulare) dhe janë një burim i mirë i disa mikronutrientëve (vitaminave dhe mineraleve). Në përgjithësi njerëzit kanë dyshime për faktin se frutat e thata mund të jenë mjaft të shëndetshme kur i sheh ato në një tablo të gjerë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për nivelet e hormoneve, dhe sidomos për prodhimin e testosteronit dhe dihidrotestosteronit (DHT), shumica e frutave të thata nuk kanë të njëjtat vlera ushqyese kurative dhe të shëndetshme. Shumë lloje të frutave të thata janë tepër të pasura në acidet yndyrore (të  pangopura me lidhje shumë fishe) (PUFA) dhe marrja në sasitë  e duhura të  PUFA-s është provuar  se mban në  niveli optimal testosteronin nëpërmjet uljes së dëmtimit oksidativ në inde.

Shumica e frutave të thata janë të pasura me fitosterole, ku  disa e konsiderojnë këtë si një përfitim pozitiv, pasi ato luftojnë  kolesterolin  dhe ulin nivelet e tij. Vlen për tu theksuar se të gjitha hormonet tona steroide (androgjen natyral) janë krijuar nga kolesteroli, dhe marrja në mënyrë të balancuar të fitosteroleve mund të ndihmojë këtë proces në mënyrë natyrale.

Disa fruta të thata sjellin përfitime për nivelin e testosteronit, dhe për shumë probleme  të tjera shëndetësore, ndaj konsumimi i frutave të thata  është pozitiv në cdo drejtim. Më poshtë kemi bërë një listë të vogël të frutave të thata nga ku përfitojmë prodhimin e testosteronit në mënyrë natyrale nëpëmjet këtyre gurëve të çmuar.

Fruta të thata që ndikojnë pozitivisht në nivelin e testosteronit:

- Arrorët

Plot me zink, vitamina B dhe proteina, arrorët sigurojnë vitamina, minerale dhe përbërës thelbësorë të nevojshëm për të krijuar testosteronet. Shikoni në mënyrë specifike për bajamet, arrat e brazilit, kasjus, arrat e zakonshme, arra amerikane dhe kikirikët.

- Arra Makadamia (shumë e lartë në  yndyrna të pangopura me lidhje njëfishe nxitëse të niveleve T, e cila përmban vetëm 2% acide yndyrore të pangopura me lidhje shumëfishe).

- Arra Brazili (të pasura në pro-testosterone dhe enzima zinkut, borit, selenit dhe magnezit, por jo shumë të pasura me yndyrna  të pangopura me lidhje shumëfishe).

- Arra Tigër (arra tigër është vertetuar se rrit me dozë të lartë nivelet e testosteronit, por mekanizmi është i panjohur akoma)

- Fistiku Studime të vitit 2011 treguan që fistikët kanë një ndikim të fortë në performancën seksuale të meshkujve. Studimet treguan që meshkujt që konsumojnë çdo ditë rreth 100 gramë fistikë në ditë për tre javë me rradhë kanë një përmirësim të performancës së tyre seksuale me 50%.

- Fiqtë e thatë

Shpesh konsiderohen si afrodiziak, këto fruta e meritojnë reputacionin e tyre. Ata janë një burim i shkëlqyer i manganit, hekurit, magnezit, kaliumit dhe zinkut, mineralet e nevojshme për shëndetin kardiovaskular dhe muskulor dhe gjithashtu  prodhimin e hormoneve. Ata gjithashtu përmbajnë flavonoide me veti të fuqishme antioksidante dhe shija e tyre është fantastike.

- Farat e kungullit

Ajo çfarë i bën këto fara kaq të mira për prostatën, gjithashtu i bën ato një ushqim të shkëlqyer për rritjen e testosteronit. Ato janë të mbushura me zink, magnez dhe yndyrna të shëndetshme, të gjitha të nevojshme për trupin për të prodhuar dhe mbështetur nivelet e shëndetshme të testosteronit.

Konkluzione: Disa fruta të thata ndikojnë pozitivisht në nivelin e testosteronit dhe  hormoneve mashkullore. Rregulli i përgjithshëm është se sa më normale është përmbajtja e fitosterolit dhe PUFA-s në frutat e thata, aq më e mirë është për prodhimin e hormoneve mashkullore, ndaj konsumoni frutat të thata që kanë përmbajtje të të dy enzimave dhe përmbajnë shumë mikronutriente të rritjes T,  kështu ato mund të jenë shumë të dobishme për hormonet mashkullore .

Të gjitha llojet e frutave të thata i gjeni nërrjetin e dyqaneve Neranxi në cilësi superiore dhe të garantuara për konsumatorin.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta