RECETA
Smoothie anti-inflamator me Turmerik dhe Kanellë Ceylon

Një studim i kohëve të fundit që krahasonte aktivitetin e antioksidantëve të 26 erëzave shpalli fituese kanellën Ceylon, e cila ia kalonte edhe të ashtuquajturave ‘super ushqime’ si hudhra apo rigoni. Kanella lufton inflamacionin. Inflamacioni në organizëm ka një rol të dëmshëm. Kanella ndihmon në shmangien e tij, luftimin e infeksioneve si dhe në riparimin e dëmeve në qeliza.

Përbërësit:

1 filxhan Qumësht 

Bajame “Valsoia”

½ banane e ngrirë

50g boronica të ngrira

1 lugë çaji turmerik

½ lugë çaji xhinxher pluhur

1 lugë çaji kanellë Ceylon

½ lugë çaji Fara Kia

Përgatitja: 

Miksoni së bashku në një blendër të gjithë përbërësit dhe hidheni masën në një gotë të gjërë. Dekorojeni sipas dëshirës. 

Përbërës të tjerë të mirë për smoothien tuaj:

Ushqime  të tjera të njohura anti-inflamatore që mund të provoni duke i shtuar në smoothie përfshijnë zarzavatet me ngjyrë të theksuar me gjethe, farat kia, ananasi dhe çaji jeshil ose çaji oolong. Përpiquni të përqëndroni në një smoothie këto ushqime të fuqishme anti-inflamatore, ose shtojini ato në një nga recetat tuaja të preferuara. Miksojini në blender dhe pijeni në mënyrë për të luftuar inflamacionin.

Perberesit e recetes si dhe ushqime te tjera anti-inflamatore dhe kurative gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta