SHENDETI
DISA SEKRETE PËR BALANCIMIN E HORMONEVE DHE LEHTËSIMIN E SINDROMËS PARAMENSTRUALE (PMS)

Imagjinoni sikur jeni përkohësisht dikush tjetër, i bllokuar në trupin e një të huaji që është më i irrituar, i trishtuar dhe më iracional, e kundërta e asaj që ju jeni zakonisht. Ky i huaj “emocional” rrëmben trupin tuaj një herë në muaj dhe konsumon identitetin tuaj. Ndonjëherë ky person i ri qan në mënyrë të pakontrolluar, ose sulmohet  nga njerëzit që e duan. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, stomaku juaj është i fryrë, gjinjtë mund të dhembin dhe ju jeni duke kërkuar kërkuar ngushëllim tek gjërat e ëmbla të dendura në sheqer. Mjerisht, ky skenar hipotetik nuk është aq “shumë i besueshëm” për mijëra gra në mbarë botën. Përshkruajmë PMS; Një gjendje reale dhe shpesh e dobët që ndikon deri në 75% të grave perëndimore. çfarë mund të bëjmë për këtë? A duhet të jemi viktimë e këtij cikli mujor, apo mund të çlirohemi prej tij lehtë? Në këtë artikull, do të shkëmbejmë  zbulimet më të reja dhe njohuri të rëndësishme për menaxhimin e PMS në mënyrë natyrale. Por së pari, le të shpjegojmë se ç’farë është PMS? 


Çfarë është PMS?

PMS  është Sindroma Premenstruale, në gjendjen e  saj  më të rëndë, mund të quhet edhe PMDD (çrregullimi dysmenor para menstruacioneve).

Siç sugjeron vetë emri, ky çrregullim lidhet me ciklin menstrual femëror. Për shumicën e grave, simptomat godasin dy javë para fillimit të menstruacioneve dhe largohen shpejt pas fillimit të menstruacioneve.

Simptomat e PMS përfshijnë:

Rrit emocionet të tilla që janë jashtë karakterit, duke përfshirë zemërimin, trishtimin dhe nervozizmin

Sheqeri ose dëshirat e tjera ushqimore, Dhimbje koke,

Libido e ulët, Luhatje humori, Ankth, Fryrje, Rritja e peshës (lidhur me me pjesen fluide), Zbutja e gjoksit, Dhimbje  barku, çrregullime gjumi.

Si mund ta menaxhojmë  PMS natyrshëm?

Shumë ekspertë besojnë se shkaku thelbësor i PMS lidhet me çrregullimet hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual të grave. Prandaj, opsionet e trajtimit duhet të kërkohen të orientohen nga këto probleme thelbësore.

Ja disa këshilla që duhet ti merrni në konsideratë:


1) Shpejtoni

Ushtrimet fizike kanë një efekt të thellë në sistemin tonë endokrin dhe lidhen me përmirësimin e çrregullimeve të tjera hormonale, të tilla si Sindroma Ovariane Policistike. Për më tepër, stërvitja stimulon çlirimin e endorfinës i quajtur ndryshe dhe hormoni i lumturisë  i cili ju bën të ndjeheni më mirë, natyrisht duke përmirësuar gjëndjen e humorit.

A ndiheni sikur jeni të  mpirë dhe nuk lëvizni dot trupin? Nëse keni mpirje dhe dhimbje, kjo është e kuptueshme. Edhe një shëtitje e vogël vetëm ecje dhe shtriqje mund të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes së  parehatshme në zonën e shpinës dhe simptoma të tjera të PMS.


2) Trajtimet  bimore

Disa lloje bimësh janë përdorur tradicionalisht për të ndihmuar PMS. Maka, çaji Melisa, frutat e kuqe të mjedrës, xhinxheri, uthulla e mollës, farat e fenelit, kanella, farat e linit, silimbia dhe gingko biloba,  janë produktet më të zakonshme për të lehtësuar simptomat.

Xhinxheri: xhinxheri është një ilaç i shkëlqyer natyror për problemet menstruale, lehtëson dhimbjet, PMS dhe menstruacionet e parregullta. Një studim i botuar në revistën “International Scholarly Research Notices” zbuloi që xhinxheri është efektiv në reduktimin e problemeve të simptomave PMS. Shtoni 1 lugë çaji me xhinxher të coptuar ose pluhur në një gotë me ujë që po valon. Lereni të ziejë për disa minuta. Kullojeni dhe shtoni mjalt për shije. Pini 2 ose 3 gota çaji me xhinxher çdo ditë, të paktën për një javë para se tju vijnë periodat.


Maka e bardhë

“Maka” (Maca) është një bimë që rritet në Perunë qendrore në pllajat e maleve në Ande. Gratë përdornin Maka për balancimin hormonal femëror, problemet menstruale dhe simptomat e menopauzës. Maka është përdorur edhe për kockat e dobëta (osteoporozën), depresionin, kancerin e stomakut, leuceminë, HIV/AIDS, tuberkulozin, disfunksioni erektik (DE), si një afodiziak dhe për të rritur sistemin imunitar. Rrënja e Makas përmban shumë lëndë ushqyese, përfshirë edhe acidet yndyrore dhe aminoacidet. Gjatë kolonizimit Spanjoll Maka u përdor si monedhë.

Përdorimi: Në dietën tuaj filloni me 1?2 lugë çaji duke e shtuar gradualisht deri në një lugë gjelle disa herë në javë. Përdoret në supa, sallata, smoothie etj.

Kombinohet me kakao si një suplement energji dhënës.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është e dobishme në trajtimin e një shumëllojshmërie sëmundjesh. Është gjithashtu e mirë për reduktimin e simptomave të PMS si fryrjet, mbajtjes së ujit, mpirje, dhimbje koke, nervozizëm dhe lodhje.Përzjeni 1 deri në 2 lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë. Shtoni një lugë mjaltë. Pijeni një herë ose dy herë në ditë.

Farat e linit

Farat e linit  përmbajnë acide yndyrore omega-3 që janë të dobishme në zvogëlimin e simptomave PMS si depresioni, ankthi, fryrjet, zbutja e gjirit dhe dhimbjen e kokës. Plus, ato përmbajnë ligniane që bllokojnë estrogjenin e tepërt dhe rregullojnë metabolizmin e hormoneve. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Konsumoni 1 lugë gjelle fara lini dy herë në ditë. Ju mund ti shtoni ato në muesli, kos ose qumësht bimor (jo shtazor pasi ky i fundit krijon fryrje për shkak të laktozës), drithëra, smoothies, sallata ose perime.

Ju gjithashtu mund të përfshini në dietën tuaj peshk, vaj kokosi, vezë, fara kungulli, fara kia, bajame, arra dhe ushqime të tjera të pasura me acide yndyrore esenciale.

Kalciumi dhe magnezi

Kalciumi ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve, duke lehtësuar simptomat e PMS. Gjithashtu, është i  mirë për kockat dhe shëndetin e përgjithshëm. Magnezi ndihmon në zvogëlimin e simptomave si: ulja e dëshirë për ushqim, fortësinë e gjirit, mbajtjen hidrike, fryrjet dhe dhimbje koke gjatë periudhës menstruale. Të dyja lëndët ushqyese gjithashtu reduktojnë stresin dhe lehtësojnë mpirjen. Hani ushqime të pasura me kalcium dhe magnez, si perime me gjethe jeshile, fasule, alga, melasë, banane, arra dhe fara. Melasa është një burim i mirë i hekurit, kalciumit, magnezit, selenit, zinkut, vitaminës B6, vitaminave dhe mineraleve të ndryshme. Tresni 1 lugë gjelle melasa në një gotë me qumësht soje dhe pijeni çdo ditë. Ju gjithashtu mund të merrni deri në 1200 mg kalcium dhe 300- 500 mg magnez në ditë. Para se të filloni ndonjë regjim shtesë, konsultohuni me mjekun tuaj. Vitamina B6 dhe E,  gjithashtu janë të dobishme për trajtimin e PMS.

Farat e fenelit

Farat e fenelit konsiderohen të dobishme në lehtësimin e dhimbjeve dhe sikleteve që lidhen me sindromën premenstruale dhe menstruacionet, pasi ato ndihmojnë ribalancimin e hormoneve femërore. Duke qenë një diuretik natyral, ndihmojnë tretjen e ushqimit, reduktimin e mbajtjes së ujit dhe fryrjet.

Shtoni 1 lugë çaji fara feneli në një gotë me ujë të nxehtë. Lereni në infuzion për 10 deri në 15 minuta. Pijeni  këtë çaj çdo ditë për të paktën disa muaj. Ju gjithashtu thjesht mund të përtypni disa fara feneli çdo ditë. 

Kanella Ceylon

Kanella ka veti të forta anti-inflamatore dhe antispazmatike që ndihmojnë në lehtësimin e njërës prej simptomave PMS më të tmerrshme si dhimbjet. Gjithashtu, përmban ushqyes si kalciumi, mangani dhe hekuri. Kanella është e shkëlqyer edhe për tretjen dhe ruajtjen e sheqerit në gjak në nivel optimal.

Shtoni ½ deri në 1 lugë çaji pluhur kanelle cajlon në një gotë me ujë të nxehtë. Shtoni pak qumësht soje ose bajame dhe mjaltë. Lereni të ziejë për disa minuta. Pijeni këtë çaj çdo ditë, të paktën për një javë para periodave.

Ju gjithashtu mund të përfshini kanellën cejlon në dietën tuaj duke e shtuar atë në shumë ushqime dhe pije.


3) Hani pastër duke përdorur ushqime anti-inflamatore

Disa studime tregojnë se gratë me një konsum të lartë të ushqimeve bimore përjetojnë më pak PMS. Prandaj, hani shumë fruta të freskëta, perime, arra dhe fara. Fibrat ekstra do të ndihmojë gjithashtu për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak, të cilat mund të përkeqësojnë luhajtjet e humorit.

Produktet e këshilluara në këtë artikull i gjeni lehtësisht në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta