VIP-at NE TAVOLINE
Si i mban linjat Zonja e Parë e SHBA-ve Melania Trump?

Ja ç’farë konsumon ajo çdo ditë për të qëndruar në formë të përsosur 

Me gjithçka që po ndodh në botë, kjo mund të duket si një pyetje e çuditshme, por disa mendje kureshtare me të vërtetë duan të dinëse: Çfarë konsumon  Melania Trump çdo ditë që është kaq elegante?

Ajo zakonisht  e fillon ditën e saj me një tas tërshërë  të pasur me fibra ose një smoothie  të mbushur me lëndë ushqyese “me pak  përbërës dhe shumë vitamina në të”.

Ish-modelja sllovake e mban figurën e saj, ndaj duket gjithmonë vezulluese dhe në formë. Ajo konsumon  fruta të pasuara me antioksidant gjatë gjithë ditës.Thuhet se konsumon rreth 7 lloje fruatsh të ndryshme në ditë. Me një pamje të tillë kaq të pabesueshme, është e vështirë të imagjinohet se Melania e trajton veten me ndonjë gjë të ëmbël - por  gaboheni.  Burime të afërta tregojnë se zonja e parë thotë se:  -“Unë nuk kam ndonjë snack të veçantë që e konsumoj gjithmonë, nëse do konsumoja një snack do të ishte i mbushur me fruta ose me çokollatë të zezë, pasi mendoj se trupi ka nevojë për to”.

-“Është mirë të kënaqësh dëshirat dhe shqisat e tua ndonjëherë nga pak ... përderisa i balanconi me ushqime të shëndetshme nuk është asnjëherë diçka e keqe, preferoj si snak frutat por edhe cokollatën nëse trupi ma kërkon”.

Ajo kënaqet me pak, ky duket të jetë çelësi i Melanias. Megjithëse ajo e ka një recetë të preferuar, të cilin e porosit vazhdimisht. Zonja e parë pranoi në vitin 2010  se ushqimin i saj i preferuar në  restorantin Jean Georges - Nju Jork. ku ajo drekon shpesh, është “Chicken Parmigianino” (pulë me djathë parmigiano).

Pija  e saj e preferuar thuhet se është ‘diet cola’, pije dietike  me shishe qelqi por çdo ditë ajo pin çaj jeshil pas vakteve.

Melani Trump, 41 vjeç, ka reklama të panumërta në revistat e modës, ka qënë në kopertinat e revistave më të shitura, gjithashtu ka ecur mbi pasarelat e stilistëve më të njohur, duke  u bërë pjesë e shumë shfaqjeve të njohura. Megjithëse është e rrethuar nga një lum “bukurish sipërfaqësore”, rrobash luksi dhe aksesorë të mrekullueshëm, ajo beson se një grua duhet ta kurojë  veten e saj.  Ajo ç’farë  mendon një grua për veten e saj është ajo çka e përbën bukurinë e vërtetë. Melania  thotë se: “Besimi në atë që je dhe çfarë beson është më i bukur. Gjithmonë duke besuar në veten tuaj, duke qendruar besnik ndaj vetes, dhe duke qenë krenar për atë çka përfaqësoni është ajo që e bën një grua  vërtetë të bukur. 

Melania thotë se ajo është e magjepsur  edhe nga buzëqeshja e djalit të saj Barron. “Pafajësia e tij është e bukur, buzëqeshja e tij është një nga gjërat më të mahnitshme që kam parë ndonjëherë” -thotë nëna krenare.

Bukuria e Ushqimit të Shëndetshëm

Ti qëndrosh besnik vetvetes gjithashtu do të thotë të mos i provosh ushqimet e preferuara, Melania thotë: Unë e dua çokollatën dhe akulloren. Në vend të dietave drastike, gjetja e ekuilibrit midis vakteve e bën atë të duket e mrekullueshme. Ushqimi i shëndetshëm nuk është një gjë e re për Melanian. Ajo thotë se gjithmonë ka pasur një dietë të shëndetshme dhe ajo e vërteton këtë me format mahnitëse pas lindjes, ku sygjeron për të ngrënë me moderim, dhe mos harroni aktivitetin fizik, orë ‘pilates’ dy deri tre herë në javë. “Këto gjëra më ndihmuan të kthehesha në formë pas lindjes së djalit”.  

Sekreti  i  bukurisë  së supermodeles

Nëse do të  bllokohej në një ishull të shkretë, ajo thotë se nuk mund të jetonte pa vitamina. “Unë marr vitamina A, C dhe E për të mbajtur lëkurën, flokët dhe thonjtë të shëndritshëm dhe të shëndetshëm.” do të sigurohesha  gjithashtu për të marrë dhe shumë hidratues. “Vajza, ruani lëkurën, pasi dielli ndikon keq për lëkurën tuaj”! 

Melania thotë se: ajo gjithashtu bën gjumë të mirë natën  për të qëndruar e  shëndetshme, për të luftuar rrathët  e errët poshtë syve. Ajo e di se është e vështirë për të qënë  nënën dhe të merresh me shumë punë gjatë ditës. -“Unë jam shumë e zënë dhe gjatë gjithë kohës në lëvizje, por përpiqem të bëj gjumë 6 deri në 7 orë në natë për të rimbushur bateritë”. Momentet e qeta - edhe nëse janë të shkurtra por të ëmbla- e ndihmojnë Melanian të luftojë  stresin që mund të përkthehet në linjat e shqetësimit për çdo njeri. “Çdo grua ka nevojë për pak kohë të qetë për veten, qoftë për të bërë një banjë relaksuese, për të lexuar ose për të bërë diçka që është krejtësisht për veten e saj, jo për familjen ose miqtë e saj, me të vërtetë do të thotë shumë të jeni të mirë me veten tuaj”.

Recetë nga Melania Trump  për një mëngjes të shëndetshëm

- Përzjeni gjithcka të freskët dhe organike:

- Përbërësit: Spinaq, selino, karrota, boronica, mjedra, mollë, lëng portokalli, lëng limoni të freskët, kos soje pa yndyrë, vaj ulliri, fara lini, fara kia, banane dhe hurma izraeli.

- Pergatitja: Pasi ti keni grire ne blender derisa te jete bere nje mase homogjene, hidheni ne nje tas apo gote te gjere dhe dekorojeni me fruta pylli, arro kokosi dhe fara te tejra sipas deshires. Me kete mengjes te pasur ju nuk do tju shkoje mendja per ushqim per ore te tera dhe do te ndiheni te ngopur.

Përbërësi i gjeni tek Dyqanet  e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta