PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
8 përfitime të mahnitshme të frutave të thata në shtatëzani

jeni në mesin e atyre që i duan frutat e thata si snack herë pas here?

Sigurisht, frutat dhe perimet janë një pjesë kryesore e dietës suaj. Gjithsesi, frutat e thata e fitojnë garën për densitetin e ushqyesve në krahasim me frutat normale për shkak të tharjes. Ju mund ta merrni të njejtin rezultat në sasi më të vogla. Ato bëjnë të mundur për ju dhe fëmijen tuaj, mbushjen me energji dhe kanë aftësinë të heqin disa shqetësime  si: të përzierat, urthi, rrahjet e shpejta të zemrës, tensini i lartë etj.Frutat e thata janë një burim i madh fibrash,vitaminash dhe mineralesh.


Përfitimet ushqyese të arrorëve gjatë shtatëzanisë:

Arrorët përmbajnë një sasi të lartë të ushqyesve të rëndësishëm që janë veçanërisht të domosdoshëm gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 140gr proteina në baza ditore. Një grushtë frutash të thata përmban 57 gr proteina sipas USDA.


Duke konsumuar fruta të thata ti e furnizon trupin tënd me:

Fibër- Kjo eshte mbrotja me e mirë nga kapsllëku dhe hemorroidet, që ndodhin shpesh tek gratë shtatëzëna. Fibrat pengojnë shtimin e peshës.Këto veti i kanë zakonisht frutat me lëvozhgë kafe, si: lajthitë, arrat etj.Por nuk është e thënë të mos përdorni dhe frutat e tjera të freskëta. Duhet të përdorni gjithashtu fruta t si molla,kajsia,arra e kokosit etj.

Proteina - Ky është materiali bazë për ndërtimin e trupit të njeriut, që do të thotë është i domosdoshëm për rritjen e  e fëmijës se ri. Bajamet, arrat, fistiku janë plot me proteina, kështuqë, përdorimi i tyre është i nevojshëm.

Hekur -Ky mineral është një element i nevojshëm për ndërtimin e trupit të njeriut dhe gjatë shtatëzanisë gratë duhet të marrin 27 mg në ditë. Hekuri ndihmon në prodhimin e gjakut, si pasojë rritet homoglobina dhe kështu fetusi mbushet me oksigjen. Rrushi i thatë, arra e kokosit, hurmat e Arabisë, molla dhe sidomos Goji Berri janë të pasura me hekur.

Bakër-Ky mineral gjendet tek fruta si kikiriku, fistiku, arra etj. Ky element është i nevojshëm sepse ndihmon zhvillimin e trurit tek fëmija.

Kalcium, Magnez dhe Manganez -Zhvillimi i muskujve, skeletit, trurit dhe legamenteve do te ishte i pamundur pa këto minerale. Ato gjenden me bollëk në të gjitha frutat e thata.

Vitamina- I gjithë spektri i vitaminave gjendet tek frutat e thata. Vitaminat janë jetike për nënën dhe fëmijën e saj të ardhshëm. Të konsumosh fruta të thata eleminon presionin e lartë të gjakut dhe preklamsinë.


Ja çfarë përfitojmë tjetër prej arrorëve

Arrorët janë një burim i pasur i vitaminës B dhe E.

Minerale thelbësore të tilla si fosfori, kaliumi, zinku, seleni, bakri janë gjithashtu të pranishme në sasi të mëdha që janë esenciale për zhvillimin e duhur të fetusit.

Arrorët janë një burim i mirë i yndyrnave të shëndetshme

Arrorët e pjekur në vaj përmbajnë kalori të panevojshme dhe sasi të lartë të proteinave, ndaj zgjidhni ato natyralet.

Arrorët janë shumë të shijshëm kur piqen, por mos harroni se reduktohet përmbajtja e ushqyesve dhe vitaminave.

Arrorët siç janë kikirikët, kajsusi dhe arrat janë të pasura në yndyrna të shëndetshme dhe janë një burim i pasur i mineraleve dhe vitaminave.

Arrorët mund të jenë një zgjedhje e mirë kur jeni duke kërkuar për mundësi të shëndetshme të një snack-u.

Dr. Ruchi Gupta e cila punon në Çikago, në Universitetin Northwestern Feinberg të Mjekësisë, thotë se gratë shtatzëna duhet të përfshijnë arrorët në dietën e tyre, pasi ato janë një burim i mirë i proteinave dhe acidit folik. Këto ushqyes esenciale ndihmojnë në parandalimin e defekteve të tubave nervorë (neural).


Ku dhe si ti përdorim?

-Frutat e thata mund ti merrni në pushimin tuaj të drekës në vend të patatinave apo diçkaje të shpejtë.

-është shumë mirë të bësh milkshake me to dhe ta pini në mëngjes.

-Mund ti përdorni në një ëmbëlsirë .

-Gjithsesi mënyra se si ti konsmoni është  e juaja, nuk na takon ne ta themi, ne vetëm sugjerojmë.


Më të rekomanduarat janë:

Arrat - Acidet yndyrore Omega-3 janë esenciale për rritjen dhe zhvillimin e një fetusi të shëndetshëm. Trupi juaj ka nevojë për Omega-3 duke qenë se trupi i njeriut nuk mund ta prodhojë vetë atë është e rëndësishme ta marrësh nëpërmjet ushqimit pasi i bën mirë trurit dhe syve të bebit.

Lajthitë- Ju keni nevojë të konsumoni sasitë e duhura të folateve nga ushqimi dhe nga suplementet prenatale për të parandaluar difektet në lindje apo komplikimet si lindje e parakohshme. Lajthitë ju furnizojnë me një burim të mirë Acidi Folik që bebja juaj ka nevoje për një rritje dhe zhvillim të mirë.Lajthitë janë gjithashtu një burim i mirë fibrash dhe proteinash sidomos të pasura me vitaminë E.

Kasjus: Zinku është një prej shumë ushqyesve, i nevojshëm për një shtatëzani të shëndetshme. Rekomandohet që ju të merrni rreth 11 miligramë zink në ditë gjatë shtatëzanisë që të siguroheni se nevojat tuaja dhe të bebes janë përmbushur. Ndaj këtë mund ta arrini nëpërmjet konsumit të kasjusit rreth 80 gr në ditë, kështu do të përmbushni 50% të nevojave ditore me zink.

Bajamet: Duke përdorur bajamet si snack gjatë shtatëzanisë, është një mënyrë e shkëqlyer për ti futur trupit yndyrna të shëndetshme. Bajamet përmbajnë një sasi të balancuar të yndyrnave të pangopura me lidhje njëfishe dhe shumëfishe. Janë shumë të mira për zemrën. Shtoni një dorë bajame ne kosin tuaj, në drithërat apo smoothiet e mëngjesit, keshtu do te merrrni një furnizim të mirë me yndyrna të shendetshme për ju dhe zhvillimin e bebit.

Hurmat e Arabisë -gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë është vërtetuar se ndikojnë pozitivisht në procesin e lindjes duke e lehtësuar atë pa ndikuar shëndetin e nënës apo foshnjes. Janë të pasura me vitamina dhe minerale, dhe shquhen se luftojnë aneminë gjatë shtatëzanisë.


Të gjitha frutat e thata të rekomanduara në këtë artikull si dhe shumë të tjera i  gjeni tek dyqanet Neranxi.





SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta